BallinaKryesoreSapo ishte bërë nënë/Mjeken e thërrasin në punë, infektohet nga COVID-19 dhe...

Sapo ishte bërë nënë/Mjeken e thërrasin në punë, infektohet nga COVID-19 dhe vdes. E motra: I dhanë maskë të përdorur (FOTO)

Një mjeke 28 vjeçare ka humbur jetën pasi është infektuar me koronavirus, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer në punë nga leja e lindjes, pasi kishte sjellë në jetë një vajzë.

Mjekja Adeline Fagan vdiq nga koronavirusi muajin e kaluar, pasi asaj nuk iu dhanë maska ​​të reja gjatë trajtimit të pacientëve të infektuar, pretendoi familja e saj.

“Adeline veshi të njëjtën maskë për javë dhe javë, madje edhe me muaj”, – pretendon motra e saj e vogël Maureen, por spitali ku ajo punonte mohon të ketë pasur ripërdorim të maskave.

Mjekja e re 28-vjeçare ishte në vitin e dytë të punës në spitalin e Hjuston, SHBA, por u thirr në punë nga urgjenca, ndërsa spitalet e Teksasit u mbushën plot.

Më 8 korrik ajo doli pozitive për virusin dhe gjendja e saj u përkeqësua.

Familja e Fagan njoftoi vdekjen e saj në “GoFundMe”, duke thënë se një infermiere e kishte gjetur atë ‘pa asnjë reagim’, pasi kishte pësuar “gjakderdhje masive të trurit”.

Në muajt e fundit, sindikata kombëtare e infermierëve është ankuar për ‘shkeljen e qëllimshme’ të zinxhirit të protokolleve të sigurisë në vendin e punës, që përfshinte edhe staf të dyshuar me koronavirus, që vazhdonte punën.

Doktoresha kishte pasur edhe një histori të astmës.Gjatë një ndërrimi turni prej 12 orësh në 8 korrik, Fagan filloi të ndihej keq me simptoma të ngjashme me gripin.

Familja e saj i ishte drejtuar “Gofundme”, për ta ndihmuar që të paguante kostot e saj mjekësore.

Fagan kaloi disa javë në spital, me mjekët që i dhanë asaj disa ilaçe dhe terapi të frymëmarrjes për ta ndihmuar atë të kapërcente virusin.

Ajo u intubua dhe u vendos në një ventilator më 3 gusht pasi mushkëritë e saj nuk mund ta mbanin më. Ditën tjetër mjekët ‘hodhën hapin e fundit të mbetur në dispozicion’ dhe vendosën Fagan në oksigjenim të membranës ekstrakorporeale, për të oksigjenuar gjakun e saj sepse ajo ‘nuk po i përgjigjej mirë ventilatorit’.

Motra e saj Maureen shkroi në GoFundMe se familja priste që ajo të ishte në ventilator dhe ECMO për të paktën gjashtë deri në tetë javë, ndërsa mushkëritë e saj, pretendon se u shëruan nga virusi. Maureen e përshkroi motrën e saj si një ‘luftëtare’ e cila ‘kishte vendosur që t’i mbijetonte këtij “virusi’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular