Policia e Elbasanit është afër kapjes së autorit të vrasjes së taksistit Bujar Çela. BalkanWeb mëson se policia ka rënë në gjurmët e autorit të vrasjes që ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit, pas arrestimit të Erion Alibej një ditë pas ekzekutimit.
Personat e dyshuar nuk janë gjetur nga policia, e cila aktualisht është në një aksion në terren, ndërsa ata janë në kërkim.
Vrasja ka dyshime se ndodhi si shenjë hakmarrje për vëllain e tij Talo Çela, të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.
Viktima ishte baba i tre vajzave, i martuar dhe jetonte në këtë zonë, ndërsa ndihej nga banorët si një. njeri i qetë, punëtor dhe që shihte hallet e tij. Ndërsa me të vëllanë, Talo çela thuhet se nuk kishte marrëdhënie, madje vitet e fundit nuk flisnin.