BallinaPolitikeMeta zbulon prapaskenat: Pse Rama hodhi në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës. Mori...

Meta zbulon prapaskenat: Pse Rama hodhi në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës. Mori porosi nga…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama edhe sa i përket çështjeve kombëtare.

Ai thotë se mori porosi për të hedhur në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Metës, këto çështje do t’i diskutonte edhe në Parlamentin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit.

MetaEdhe sikur opozita dhe LSI të mos marrin pjesë në zgjedhje, më 25 prill do të ketë opozitës. Nuk ka më dekret për shtyrjen e zgjedhjeve. Ky është një angazhim i Presidentit për të mbrojtur Republikën, Kushtetutën, pluralizmin politik. Si mund ta kontrolloj LSI-në dhe PD-në kur ata ikën nga Parlamenti kur unë i kam paralajmëruar një vit më herët. Siç është situata në Shqipëri, ta ketë për turp të kritikojë Ramiz Alinë. Këta thonë jemi pakicë, ne do të vjedhim dhe ju nënshtroheni.

Kemi; na këndojnë pushkët kur hasmi vjen tek dera. Hasmi është vasali i tjetërkujt. I atij që shet fanellën kuqezi për interesin e dikujt tjetër. Ai e ka shitur lojën në favor të kundërshtarit, vetëm për llogari shqiptare jo. Unë i di. Pas 25 prillit do të shkojë në Parlament dhe do t’i sqarojë të gjitha.

Dy gjëra të them; E para si mundet në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë thotë se pas disa vjetësh do të kemi një president të përbashkët. Pala tjetër thotë se këta kanë plane. Nuk është rastësi kjo. Kjo do të thotë që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet sepse një ditë do të aneksohet me Shqipërinë.

Çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë e hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës. Pse e bën? Për të krijuar idenë se këta shqiptarë… E hedh në gjyq sepse merr porosi për të defaktorizuar Kosovën në procesin e negociatave. Pse u tërhoq nga gjyqi pas disa muajsh, sepse ai tjetri do t’i provonte ai tjetri se kishte propozuar ndarjen e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular