BallinaKronikeFOTO+EMRI/ Kush është autori i vrasjes së vëllait të Talo Çelës

FOTO+EMRI/ Kush është autori i vrasjes së vëllait të Talo Çelës

Policia shpalli sot në kërkim 37 vjeçarin, Nuredin Dumani, i dyshuar si vrasës i Bujar Çelëës, vëllait të Talo Çelës, ngjarje e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, një muaj më parë.

Policia dhe prokuroria kanë mundur ta zbardhin ngjarjen e ndodhur më 17 shtator, ku Bujar Çela u ekzekutua teksa konsumonte kafen e mëngjesit.

Autoritetet dyshojnë se përveç Dumanit, në vrasjen e Çelës kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët po hetohet për t’u identifikuar.

37 vjeçari rezulton të jetë i implikuar edhe në krime të tjera, ndërsa vlen të thuhet se ai dhe Talo Çela, i vëllai i viktimës, ishin të dyshuar kryesorë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës në fund të muajit qershor.

Për kapjen e Çelës policia kishte vendosur 10 mijë euro shpërblim, ndërsa ai akuzohet të ketë lidhje edhe me një grabitje prej miliona eurosh në aeroportin e Rinasit.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular