BallinaAktualitetNis një protestë e fuqishme në Ballsh, pro naftëtarëve: Rama të mos...

Nis një protestë e fuqishme në Ballsh, pro naftëtarëve: Rama të mos vijë kur ne të vdesim

Ndryshe nga ditët e tjera, kjo e shtunë ka nisur me një protestë të fuqishme në qytetin e Ballshit, ku thirrjet që Kryeministri të vijë në Ballsh për bisedime me naftëtarët ka spikatur më shumë.

Në ditën e 13-të të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit janë mbështetur me forcë nga jashtë nga kolegët e tyre.

Naftëtarët e mbyllur brenda janë shprehur me vendosmëri se nuk do të hapin dyert dhe nuk do të komunikojnë me asnjëri. Shëndeti i tyre është rënduar shumë dhe ata pinë vetëm ujë.

Kolegët e naftëtarëve dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin qendror të Ballshitt dhe kanë marshuar nga porta kryesore e uzinës duke iu drejtuar bashkisë së qytetit. Ata kanë bllokuar edhe rrugën.

Në thirrjet e tyre me megafon i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të vijë në krye të tryezës së bisedimeve me ta në Mallakastër për të zgjidhur problemin e tyre.

Drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve janë vënë në krye dhe op kërkojnë me ngulm: Ku janë deputetë e qarkut të Fierit?! Ku janë?!

Naftëtarët nga brenda kanë bërë të ditur se nuk kanë më arsye të dalin nga greva, se ata nuk mund të dalin ën qytet sepse ëprballen em borxhlinjtë, sepse u kanë rperë ujin dhe dritat, se po jetojnë në mjerim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular