Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Loutrakin në Greqi, pasi një grua me origjinë ukrainase dhe partneri i saj grek, janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre.
Menjëherë autoritetet greke kanë shpallur në kërkim një shqiptar, i cili ende nuk është identifikuar, por dyshohet se ka pasur lidhje me gruan, viktimë.
Policia hyri në shtëpinë e tyre rreth orës 16:15 të pasdites, pasi një fqinje ishte ankuar se nga shtëpia përballë po rridhte gjak nga dera.
Në momentin e parë që ka hyrë në banesë, policia ka raportuar se ka gjetur të shtrirë përtokë viktimat, të mbuluar me gjak. Në trupat e tyre nga këqyrja paraprake vëreheshin shenja dhune dhe ishin plotësisht të zhveshur.
Gruaja 45-vjeçare me profesion fizioterapiste ishte nënë e një vajze 20 vjeçare dhe ishte martuar me një biznesmen nga Mykonos, por së fundmi ajo dyshohet se ka pasur lidhje me shqiptarin.