BallinaKronikeÇifti masakrohet brenda banesës, shpallet në kërkim shqiptari/ Gruaja dyshohet se...

Çifti masakrohet brenda banesës, shpallet në kërkim shqiptari/ Gruaja dyshohet se…

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Loutrakin në Greqi, pasi një grua me origjinë ukrainase dhe partneri i saj grek, janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre.

Menjëherë autoritetet greke kanë shpallur në kërkim një shqiptar, i cili ende nuk është identifikuar, por dyshohet se ka pasur lidhje me gruan, viktimë.

Policia hyri në shtëpinë e tyre rreth orës 16:15 të pasdites, pasi një fqinje ishte ankuar se nga shtëpia përballë po rridhte gjak nga dera.

Në momentin e parë që ka hyrë në banesë, policia ka raportuar se ka gjetur të shtrirë përtokë viktimat, të mbuluar me gjak. Në trupat e tyre nga këqyrja paraprake vëreheshin shenja dhune dhe ishin plotësisht të zhveshur.

Gruaja 45-vjeçare me profesion fizioterapiste ishte nënë e një vajze 20 vjeçare dhe ishte martuar me një biznesmen nga Mykonos, por së fundmi ajo dyshohet se ka pasur lidhje me shqiptarin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular