BallinaKronikePas një hetimi të gjatë/ Zogu i Tiranës merr lajmin e mirë,...

Pas një hetimi të gjatë/ Zogu i Tiranës merr lajmin e mirë, zbulohet emri i mashkullit që mban tatuazh

Hermes Nikaj, i njohur dhe si ‘Zogu i Tiranës’ vazhdon të vuajë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ që prej 5 muajsh. Ai u ndalua fundvitin e kaluar në një dhomë hoteli, me një sipërmarrës të njohur nga Laçi.

Së fundmi, Hermesi është paraqitur në Prokurori ku iu komunikua nga prokurorët e çështjes mbyllja e hetimeve. Janë thirrur për të dëshmuar gjithashtu disa nga mikeshat e tij si dhe disa femra që janë figura publike. Masa e vendosur ndaj tij ende nuk dihet se sa do të zgjasë.

Ndërkohë ende nuk kemi një deklarate nga vetë Hermes në lidhje me këtë çështje, por ai gjatë gjithë kohës i ka mohuar akuzat e ngritura duke u shprehur se është i pafajshëm.

Avokati i Hermes, Perlat Koçillari e ka mbrojtur atë me argumentin se marrëdhëniet s*ksuale kryheshin me dëshirën e kujtdo dhe se klienti i tij Nikaj nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme. Së fundmi, pas një mungese të gjatë Nikaj ka publikuar një foto ku shfaqet me mjekër. Por ajo çka shkaktoi habi te fansat ishte një foto ku shfaqej në tatoo emri i një djali, ‘Enea’. Nuk ka të dhëna se kush është ky djalë, por përflitet se është një prej ish-partnerëve të Hermes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular