BallinaAktualitetSTUDIMI/Nga kartëmonedhat te sipërfaqet e telefonave, ja sa kohë reziston virusi në...

STUDIMI/Nga kartëmonedhat te sipërfaqet e telefonave, ja sa kohë reziston virusi në sipërfaqe

Ndërsa vala e infeksioneve në të gjithë botën vijon dhe rritet, studiuesit kanë dalë në përfundimin se virusi COVID-19 qëndron për 28 ditë në sipërfaqe të tilla si kartëmonedhat, tek telefonat në pjesën e xhamit dhe në sipërfaqe çeliku, apo inoksi.

BBC shkruan se gjetjet e agjencisë kombëtare të shkencës Australiane bëjnë me dije se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë më  gjatë sesa mendohej. Eksperimenti në lidhje me këtë zbulim u krye në errësirë dhe rrezet ultraviolet është e faktuar se e shkatërrojnë virusin.

Kërcënimi që paraqet

Disa ekspertë kanë hedhur dyshime edhe mbi kërcënimin aktual që paraqet transmetimi nga sipërfaqet, ndonëse më shumë transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtijnë ose flasin.

Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik, inox, megjithëse rezultatet ndryshojnë.

“Përcaktimi për sa kohë virusi mbetet në sipërfaqe bën që të jemi më të kujdesshëm dhe të bëjmë një punë më të mirë për të mbrojtur njerëzit tanë”, tha shefi ekzekutiv i CSIRO, Dr Larry Marshall.

Sidoqoftë, Prof Ron Eccles, ish-drejtori Qendra e Ftohtë e Përbashkët në Universitetin e Cardiff, kritikoi studimin që thoshte se virusi mund të mbijetojë për 28 ditë, me argumentin se po shkaktonte “frikë të panevojshme në publik”.

“Viruset përhapen në sipërfaqe nga mukusi i kollës, teshtitjet, gishtat e papastër dhe ky studim nuk përdori mukusin e freskët të njeriut si mjet studimi për të parë përhapjen e virusit”, tha Prof Eccles.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular