BallinaPolitikeA do të shpërndash parlamentin? Meta: Vazhdoni më provokoni dhe do ta...

A do të shpërndash parlamentin? Meta: Vazhdoni më provokoni dhe do ta shihni

Presidenti Ilir Meta thotë se ka të gjithë të drejtën për të shpërndarë Parlamentin, pasi vendi tha ndodhet në kushtet e një “grushti shteti”.

“Presidenti ka të drejtë në kushtet e një grushti shteti siç është Shqipëria sot sidomos pas cenimit të marrëveshjes së 5 qershorit e shumë akteve të tjera. Presidenti ka të drejtën e Zotit t’i kërkojë popullit të zbatojë dekretet e Presidentit kur institucionet janë të kapura nga mafia e oligarkët.

Kaq po them. Më shumë do shikoni në të ardhmen nëse do ketë shaka të tilla. Ju vazhdoni provokoni popullin shqiptar, s’ka destabilitet më të madh se sa kjo që ndodh në Shqipëri” – tha Meta në një intervistë për Syri Tv.

Me tone të ashpra, Meta tha se Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë. Çfarë mund të bëjë më shumë Edi Rama se sa një dorëheqje pasi ka shkretuar dhe shkatërruar vendin,” – tha Meta.

“Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta,” – shtoi Presidenti.

“Kam thënë se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij,” – tha kreu i shtetit.

Ai sërish e sfidoi Ramën për debat, duke thënë se ai shpif te ndërkombëtarët.

“Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën. Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë” – tha Meta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular