BallinaKronikeArtan Hoxha publikon videon brenda parcelës me hashash

Artan Hoxha publikon videon brenda parcelës me hashash

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” disa imazhe të regjistruara në zona të ndryshme të vendit, ku shihen parcela të tëra të mbjella me kanabis.

 

Hoxha tha se këtë vit çmimi i kanabisit ka arritur deri në 1300 euro kilogrami, ndërsa u shpreh se personat që e kultivojnë nuk janë banorë të zonave, por grupe nga Tirana, Fushë Krujë, Kukësi, Mamurrasi apo zona të tjera.

Gazetari tha se njëra  prej videove, në të cilën shihet procesi i tharjes së kanabisit është regjistruar në zonën e Skraparit.

“Pjesa në e madhe e ushqimeve që shihen këtu janë ushqime të blera tek Conad. Conadi më i afërt nga vendi ku është gjetur kanabisi është një ditë larg. Këta që e kanë kultivuar nuk janë banorë të zonës, por janë grupe  nga Tirana, nga Kukësi, nga Fushë Kruja, nga Mamurrasi”.

Hoxha solli edhe disa foto ku shihen se si në këtë proces përdoren edhe panelet diellore./Opinion.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular