Boksieri Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë që shpallet bote. Mbrëmjen e djeshme, Krasniqi mposhti me “Knock Out” Dominic Boesel, në raundin e tretë.Boesel ishte kampion bote në kategorinë WBA dhe po luftonte për të mbrojtur titullin në peshën e mesme, në GETEC Arena në Magdeburg, Gjermani.Një sfidë shumë e vështirë është konsideruar ajo e djeshmja që shpalli kampion Krasniqin, i cili ishte përballur me kundërshtarë të tjerë të famshëm, si Arthur Abraham dhe Juergen Braehmer.Shqiptari 33-vjeçar, Robin Krasniqi, kishte qenë në dy luftime të mëparshme të kampionatit pa sukses, por këtë herë të tretë ai ia doli të bënte ëndrrën e tij realitet. Përveç kësaj, ai gjithashtu fitoi rripin IBO që kishte Boesel.Rekordi i kampionit është 51 fitore, 6 humbje dhe 19 Knock Out, ndërsa Boesel tani ka një rekord prej 30 fitoreve, 2 humbjeve dhe 12 Knock Out.