BallinaAktualitetVdes te Infektivi 34-vjeçari nga Korça

Vdes te Infektivi 34-vjeçari nga Korça

Vdes në spitalin infektiv 34-vjeçari nga Korça. I riu ishte i infektuar me Covid- 19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv në QSUT.

Paraditen e sotme, Gazeta “Shqip” në një shkrim të tij e përmendi këtë rast si një rast të rëndë, por burime nga QSUT konfirmuan se pacienti ka ndërruar jetë ditën e sotme. Burimet zyrtare në QSUT thonë se i riu ka paraqitur vështirësi në frymëmarrje.

Covid në Shqipëri po vijon të shuajë njerëz në moshë të re. Po sot një rast tragjik u shënua në Tiranë humbi  jetën një 43-vjeçar si pasojë e Covid, zyrtar i bashkisë së Tiranës.

Mjekët bëjnë apel që asnjë simptomë që lidhet me Covid nuk duhet neglizhuar. Temperatura, lodhje e trupit apo kolla janë disa nga sinjalet që jep organizmi në rast se preket nga virusi. Sipas mjekëve, virusi nuk kalon lehtë, me qetësues apo duke e shpërfillur sepse nga vetë natyra tinëzare e tij, pasojat e goditjes që i bën organizmit shfaqen disa ditë më vonë, atëherë kur nuk e pret.

Ditën e sotme, zyrtarisht ministria e Shëndetësië raporti se kishte katër humbje jete. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti”, thuhej në deklaratën e ministrisë.

Ndërsa me rastin e fundit shkon në pesë numri i fataliteve. Që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 425 persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular