BallinaAktualitetVendimi për maskat/ “Unë nuk do ta mbaj”- Kryemadhi thirrje qytetarëve: Nëse...

Vendimi për maskat/ “Unë nuk do ta mbaj”- Kryemadhi thirrje qytetarëve: Nëse ju ndalojnë policët në rrugë…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar vendimin e qeverisë, që nga e enjtja qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maska në çdo ambient publik.

Vetë Kryemadhi ka deklaruar se nuk do ta zbatojë këtë vendim, ndërsa i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e respektojnë dhe t’i kundërpërgjigjen policëve.

Sipas Kryetares së LSI ky vendim do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve dhe ngjason me një koncesion i cili synon të garantojë shitjen e maskave.

Maska më e lirë është 700 lekë. Apo ka nevojë ky që të bëjë një tjetër koncesion për këto maskat në mënyrë që t’u garantojë shitjen. Unë personalisht nuk do ta mbaj maskën dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që mos ta mbajnë atë, përveçse aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur”, tha Kryemadhi në një intervistë në Ora News.

Pyetje: Kryemadhi, duke filluar nga dita e enjte qeveria ka vendosur që të gjithë pa përjashtim do duhet të mbajmë maska kudo, përveçse kur jemi në shtëpi, përndryshe do të gjobitemi. Ju personalisht a do ta mbani maskën?

Kryemadhi: Ky zotëria na thotë po ece në rrugë duhet të jesh me maskë, ndërsa po hyre 100 veta në lokal, mos mbani maskë. Dakord që ky po na nxirrka një modë të re të vendosjes së maskës në çdo ambient përveçse në shtëpi, a e ka bërë llogari ky njeri se sa do t’u kushtojë xhepave të shqiptarëve kjo maska? Maska më e lirë është 700 lekë. Apo ka nevojë ky që të bëjë një tjetër koncesion për këto maskat në mënyrë që t’u garantojë shitjen. Unë personalisht nuk do ta mbaj maskën dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që mos ta mbajnë atë, përveçse aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur. Nuk besoj që Edi Rama ka kaq shumë problem shëndetin e shqiptarëve, sepse po të kishte këtë problem, gjënë e parë që do kishin bërë do të ishte anulimi i koncesionit të shëndetësisë. Këta njerëz që kanë grabitur pushtetin nuk meritojnë gjë tjetër veçse, jo vetëm që nuk duhet përdorur maska, por duhet dalë në rrugë.

Pyetje: Nëse nuk e mbani maskën rrezikoni të gjobiteni nga Policia Bashkiake apo Policia e Shtetit…

Kryemadhi: Po le të guxojnë dhe unë do t’u bëj thirrje çdo qytetari që do ta ndalojë çdo polic, qoftë i Edi Ramës qoftë i Erion Veliajt, t’i kundërpërgjigjet, sepse vetë policët të parët nuk do të kenë lekë për të blerë maska.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular