Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përsëritur sërish thirrjen për arrestimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë.
Ai tha me shqetësim se dënimet e formës së prerë për zyrtarët e lartë kanë qenë të papërfillshme
Por Soreca duke se shpresat i ka te institucionet e reja të drejtësisë, përkatësisht SPAK dhe Gjykatat e Posaçme.
Soreca: Kemi para një sërë dënimesh për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm. 60% e magjistratëve që i janë nënshtruar vettingut nuk e kanë kaluar.
Ka përparime të disa institucioneve të reja në drejtësi, prokurori i përgjithshëm, SPAK. Kemi drejtuesen e BKH. Roli i ILDKPKI është shumë i rëndësishëm për kontrollin e pasurisë. Pavarësisht kësaj korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për BE dhe shtetet anëtare. Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë që kanë qenë tepër të ulëta.
Qytetarët duhet të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi shpresa te SPAK dhe gjykatat. Është premtuese që kanë nisur hetimet për 23 magjistratë të shkarkuar nga vettingu, pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Hapa pozitivë janë ndërmarrë por lufta duhet të vazhdojë.
BE ka investuar më shumë se 20 mln euro për drejtësinë. BE është dakord me përfundimet e GRECO. Por lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjithë shoqërisë dhe do të jemi fitimtarë nëse të gjithë përpiqemi së bashku.
Deklaratat diplomati i BE-së i bëri në konferencën e nivelit të lartë antikorrupsion ku ishin të pranishëm ministrja e Drejtësisë Gjonaj, kryeministri Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadorë të tjerë të rëndësishëm në vendin tonë.
Në fokus të konferencës ishin gjetjet e raportit të GRECO-s të publikuar pak ditë më parë, institucioni pranë Bashkimit Evropian për Luftën ndaj Korrupsionit, i cili ka vlerësuar pozitivisht reformat e Shqipërisë e cila përmbushur shumicën e rekomandimeve dhe ato që nuk kanë përfunduar, janë plotësuar pjesërisht.
Në një lidhje online, drejtori Ekzekutiv të GRECO, Gianluca Esposito, tha se Shqipëria ka zbatuar nëntë nga dhjetë rekomandimet e paraqitura.
Esposito: Raportet e GRECO-s nuk janë përceptime. Janë raporte faktike dhe jo teorike. Parandalimi i korrupsionit para se të shfaqet është kyç, kur korrupsioni materializohet kemi humbur. 9 nga 10 rekomadimet e GRECO janë zbatuar plotësisht. Autoritetet shqiptare duhet të jenë krenare dhe të kenë meritën në këtë progres. Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit në legjislativ dhe gjyqësor, në këtë të fundit duhet më shumë progres. Kjo nuk nënkupton se nuk do të ketë më korrupsion në Shqipëri. Jeni në bashkëpunim me BE për luftimin e krimit ekonomik, ngritjen e regjistrimit të pasurive përfituese. GRECO do të vazhdojë të monirojë Shqipërinë.