BallinaAktualitetYuri Kim: Korrupsioni, një mal i madh, SPAK është shpresa jonë, presim...

Yuri Kim: Korrupsioni, një mal i madh, SPAK është shpresa jonë, presim më shumë rezultate

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se SHBA pret më shumë rezultate në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Duke folur në konferencën Kombëtare, ambvasadorja Kim tha se korrupsioni është një Mal i Madh që kërkon një mobilizim të madh për të arritur rezulktate të larta,

“SHBA është e përkushtuar për një të ardhme begatë të Shqipërisë. E bëjmë këtë jo për të qenë të këndshëm por në interesin tonë që të kemi një aleat në një nivel më të lartë standardesh.Për të rrënjosur optimizmin është të tregohet se qeverisja punon për qytetarët jo për interesat e tyre. Qytetarët duhet të kenë besim se fondet publike përdoren për qëllim të mirë. Ka pengesa të mëdha si pasojë e zyrtarëve që përdoren për të mbrojtur interesa vetiake, ndërmarrje që japin interesa klienteliste e partiake në vend të bëjnë dicka për vendin”, tha ambasadorja YuriKim.

Duke u ndalur në detaje, diplomatja e Uashingtonit në Tiranë theksoi se Pandemia i ka bërë gjërat edhe më të qarta.Çdo sektor është i ekspozuar drejt korrupsionit sidomos ato të institucioneve shëndetësore, nëpunësve të kufiirit etj.

“Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni por të gjithë mund të bëjmë diça për ta ndaluar, duke dënuar ata që merrem me korrupsion. Sigurisht nga policia dhe prokurorë të pavarur. Shqipëria duhet të ketë vlerësime të rregullta të prokurorëve dhe gjyqtarëve, do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por qeveritë të gjejnë mënyra për t’i gjetur e për t’i dënuar. Kur ta bëni atë do të arrini të keni besimin e publikut. Shqipëria ka filluar në këtë rrugë e reforma në drejtësi ka nisur të tregojë rezultate. SPAK ka drejtorin e parë të BKH dhe GRECO tregoi përparim. Nuk është deklaratë fitorjeje por mundësi për ecje përpara. Nëse Shqipëria vijon më këtë rrugë do të ketë përparim. Ambasada e SHBA e ka bërë SPAK prioritet duke e mbështetur në këshilla e pajisje. Kemi mbështetur SHÇBA në polici ku kemi futur provën e poligrafit për oficerët e Policisë së Shtetit. Presim të shikojmë më shumë rezultate”, tha ambasadorja amerikane në Tiranë.

Pjesë nga deklarata e Yuri Kim

“Kur shikoj reformën në drejtësi në Shqipëri është një çështje që ka të bëjë me të vendosurit një këmbë pas tjetrës. Në një kohë historike, në një mal që është po aq i thepisur sa mund të jetë. Sikurse Luigji dhe të tjerë e kanë thënë që korupsioni është një problem i madh është një mal problemesh në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim. Ekzistojnë pengesa serioze për të arritur qeverinë e mirë që populli shqiptar e meriton. Këto pengesa përfshijnë zyrtarë të korruptuar, një sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë të bërë palë ose janë këcënuar për raportimet që bëjnë, postet

SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të begatë të Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Një nga mënyrat për të rrënjosur optimizmin është të punosh në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta.

Qytetarët kanë nevojë që paratë e tyre të investohen për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni. Qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion, mund të dënojnë ata që përdorin postin publik për të pasuruar veten apo partitë e tyre. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj por qeveritë duhet t’i dënojnë. Duhet treguar që qeveria është në kahun e njerëzve., Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po tregon rezultate. Greco tregoi përparim. Kjo nuk është deklaratë fitore. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë do të ketë fitore në vazhdim. Ambasada e ka bërë plotësimin e SPAK një prioritet. Mbetemi të përfshirë duke ofruar trajnime. Ne presim të shohim më shumë rezultate, të cilat janë të nevojshme për ju dhe të ardhmen tuaj. Jemi krenarë që jemi krah jush.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular