BallinaSociale“Pritet përkeqësim i situatës”- Epidemiologu: Vështirë të ndajmë COVID-19 nga virozat

“Pritet përkeqësim i situatës”- Epidemiologu: Vështirë të ndajmë COVID-19 nga virozat

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, tha se me ardhjen e dimrit, pritet një përkeqësim i situatës me koronavirusin në vend, ndërsa theksoi se do të jetë e vështirë të ndajmë COVID nga virozat.

Në një intervistë për Euronews Albania, ndërsa foli dhe rreth përdorimit të detyrueshëm të maskave, ai tha se nuk ka nevojë që ato të jenë kirurgjikale, e rëndësishme është që maskat prej cope të lahen dhe hekurosen dhe e bëjnë punën e tyre.

Mjeku sqaroi gjithashtu se edhe për njerëzit e sëmurë të cilët kanë probleme të ndryshme sa i përket furnizimit me oksigjen, mbajtja e maskës nuk përbën problem dhe nuk ka asnjë efekt negativ.

Ulqinaku tha se situata që po kalohet momentalisht është sfida e fundit me të cilën po përballemi dhe shpreson se do ta kalojmë me sukses.

“Shpresoj t’ia dalim por që momentalisht (situata) nuk është e favorshme. Unë në studion tuaj e kam deklaruar se afrimi i stinës së shirave bën që njerëzit të grumbullohen në makina, në ambiente të mbyllura dhe rrit shumë transmetushmërinë që reflektohet në shifrat e të paktën javës së fundit”,- përfundoi mjeku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular