Ky është shqiptari që akuzohet për vrasjen e ish-parneres së tij ukrainase, 43 vjeçares Fotini-Svetlana, dhe të dashurit të saj grek 42 vjeçar me profesion farmacisti në Loutraki.
Ai është rreth 45-50 vjeç, dhe ka qenë i dënuar për grabitje dhe drogë.Por pas lirimit nga burgu ai nuk është përfshirë më në punë të paligjshme deri ditën kur kreu vrasjen e dyfishtë.
Fotoja është publikuar nga policia greke, por identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Siç raportojnë mediat greke, shqiptari kishte udhëtuar enkas nga Mykonos në Loutraki për të vrarë ish-partneren e tij dhe të dashurin e saj të ri.
Për të paktën dy javë, ai kishte ndjekur çdo lëvizje të viktimave pasi 43-vjeçarja i kishte kërkuar ndarjen por si duket kjo nuk ishte pranuar prej tij.
Mësohet se ai dhe ish e dashura e tij nuk ishin takuar më që nga koha kur jetonin të dy në Mykonos.
Si ndodhi vrasja
Vrasja e dyfishtë e gruas ukrainase me profesion fizioterapiste dhe bashkëjetuesit të saj, një farmacist grek 42-vjeçar, u krye brenda shtëpisë së saj të pushimeve.
Ishte një fqinje e viktimës, ajo e cila raportoi ngjarjen pasi pa se nga dera e shtëpisë përballë po rridhte gjak.
Pas i ata hapën me forcë derën panë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak çiftin.
Shqiptari përdori një hanxhar për vrasjen e dyfishtë
Si rezultat i hetimeve deri tani është zbuluar se shqiptari ka hyrë fshehurazi në shtëpinë ish-partneres së tij, ndërsa kjo e fundit dhe bashkëjetuesi isaj ishin të zhveshur lakuriq dhe i ka goditur ata në mënyrë barbare.
Shqiptari përdori një hanxhar për të kryer krimin.
Ai arriti që t’i godiste viktimat në të gjithë trupin, por më së shumti në pjesën e kokës.
Djegja e makinës dhe “cv” e shqiptarit
Menjëherë pas aktit, ai mbylli dyert, dhe u largua me makinën e ish-partneres, të cilin e braktisi dhe i vuri flakën, rreth 500 metra larg shtëpisë së saj.