BallinaKryesorePërdorimi i detyruar i maskës, Manastirliu: Rastet e përjashtimit

Përdorimi i detyruar i maskës, Manastirliu: Rastet e përjashtimit

spot_img
spot_img

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të jashtme.

Manstirliu tha se ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin e rasteve kur maska duhet të mbahet dhe kur jo, ndërsa shtoi se në rastet e aktiviteteve fizike maska nuk është detyrim.

Njëkohësisht ministrja tha se ato që këshillohen të përdoren për qytetarët janë maskat e tekstilit, ndërkohë që maskat kirurgjikale janë për t’u përdorur nga personeli mjekësor apo personat që u shërbejnë të sëmurëve me Covid.

“Ajo çfarë sot është një fakt i gjithëpranuar botërisht edhe shkencërisht, në studime shkencore të mbështetura është që: Maska apo barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e koronavirusit kur ato shoqërohen me masën e distancimit social dhe ato të higjienës personale. Maska mjekësore dhe ajo kirurgjikale, është një maskë e cila përdoret nga personeli mjekësor, nga ai që është i sëmurë apo ai që duhet t’i shërbejë një të sëmuri. Maska që ne flasim sot është barriera mbrojtëse prej tekstili që pengon përhapjen e spërklave dhe shoqërohet me një distancim social”, u shpreh ministrja.

E pyetur për vendet ku maska do të mbahet dhe ku jo, Manastirliu tha: “ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin me specifika, ku mbahet, kush e mban dhe rastet e përjashtimit.

Maska mbahet kudo jashtë shtëpisë. Kur je duke bërë aktivitet fizik nuk duhet të mbash maskë, por ti duhet ta kesh maskën gjithmonë me vete.  Maska duhet mbajtur me vete dhe duhet përdorur menjëherë në momentin që del nga shtëpia”.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu pse në bare mund të rrimë pa maskë, ndërkohë që në ambientet e jashtme ajo është detyrim Manastirliu tha: “Edhe në bar mbajtja e maskës do të jetë në deri në momentin që ti ulesh”.

Ndërkohë ministrja pohoi se edhe në rastet kur personat janë në makinë apo me familjarët , maska nuk është detyrim.

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi për rastet e personave alergjikë apo astmatikë që nuk mund ta përdorin maskën, ministrja tha se ata duhet të jenë të shoqëruar me një vërtetim nga mjeku për situatën e tyre. /Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular