Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë- Elbasan. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sikur shihet edhe nga video e siguruar makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të saj, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe hetimin e mëtejshëm të rrethanave të saj.
Informacion paraprak
Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.