BallinaOP EDAleancë bashkëpunimi me armikun

Aleancë bashkëpunimi me armikun

NGA MERXHAN JAKUPI

Një diplomat i Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-ambasador në Uashington, në një intervistë një gazete perëndimore, ka thënë se Bota arabe përballet me dy armiq, por mes atyre dy armiqve ekzistojnë divergjenca. Si armik potencial i Botës arabe të konfesionit Sunnit, pas vdekjes së Profetit tonë, Muhamed, mbetën persianët Shih, do të thotë myslimanët e konfesionit Shiha. Armiku i dytë janë hebrenjtë ose çifutët. Në krahasim me të parët, çifutët janë “armiq të dashur”. Deri para okupimit të Palestinës, Bota arabe nuk ka pasur armiqësi e urrejtje me fqinjët hebrenj shekuj me radhë. Arabët dhe hebrenjtë kanë jetuar në paqe dhe tolerancë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë kundër okupimit, luftës, konfliktit, ndërsa projekti i tyre mbi okupimin ka rrjedh nga hebrenjtë evropianë, amerikanë dhe rusë, shumica e të cilëve janë me origjinë gjermane, franceze, polake etj., të konvertuar në judaizëm.

Në të ardhmen, kur shteti çifut do të pranojë shtetin palestinez, do të përfundojë e do të mbyllet kjo armiqësi dhe konflikt mes arabëve dhe hebrenjve. Si armik i Botës arabe, me shumicë sunite, përfundimisht do të mbeten persianët si armik i rrezikshëm potencial, së bashku me gjithë myslimanët Shiha.

* * *

Nga pavarësia e Izraelit, më 1948 e deri më tash, nga shtetet arabe atë e kanë pranuar Egjipti  më 1978, Jordania më 1994, Baherini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 2020, që u quajt marrëveshja Abraham. Këtë marrëveshje, me njohje dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes të dy palëve i kanë quajtur si historike dhe epokale. Sipas liderëve të Emirateve të Bashkuara, armiku më i rrezikshëm është Irani, apo Shihja. Sipas korrespondentit të TV Al Jazeera, po të ishte pozita gjeografike e shteteve arabe të Gjirit Persik afër Izraelit, do t’i okuponte këto shtete, për shkak të pasurive nëntokësore dhe pozitës gjeografike.

Pa lejen e Arabisë Saudite, sipas një analisti dhe eksperti të Lindjes së Afërme, Bahurini dhe Emiratet e Bashkuara assesi nuk do ta njihnin shtetin çifut dhe as do të vendosnin marrëdhënie diplomatike e bilaterale. Arabia Saudite edhe gjatë kohë nuk do ta njohë Izraelin, sepse ajo që konsiderohet si zemra e myslimanëve dhe Botës Islame, po e njohu shtetin çifut, që mban nën okupim vendin e dytë më të shenjtë – Kudsin, do të kishte qenë paradoksale dhe cinike, do të humbej imazhi dhe kredibiliteti në Botën islame. Për saudët, marrëdhëniet me Izraelin janë shumë strategjike. Edhe pse nuk e njeh, Arabia Saudite ka marrëdhënie bashkëpunimi në disa fusha teknike, kështu që shumë kuadro izraelite të kësaj fushe punojnë në Arabinë Saudite.

HUMBËSIT DHE FITUESIT MES DY ARMIQVE

Përkundër dështimit dhe zbehjes së pozitës në fushën e politikës së jashtme të administratës së Donald Trumpit, së fundmi ai arriti të rehabilitojë pozitën e politikës së jashtme amerikane, me dy marrëveshjet e fundit të firmosura këtë vit. Sipas politologëve dhe studiuesve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, Donald Trumpi, në fund, triumfoi me retorikën e tij politike në kampanjën për zgjedhjet e 3 nëntorit, që konsistojnë me imponimin për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin nga Bahurini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Për sukses të politikës së jashtme amerikane konsiderohet edhe arritja e bisedimeve në Uashington mes Beogradit dhe Prishtinës. Në këto dy marrëveshje, sipas analistëve dhe politologëve, fitues është edhe kryeministri izraelit, Bunjamin Natanjahu, ndonëse ai është i mbërthyer me skandale dhe akuza për korrupsion, për çka përballet me protesta të opozitës për çdo javë. Po ashtu, për Natanjahun janë sukses dy marrëveshjet e fundit, me Emiratet e Bashkuara dhe me njohjen e Kosovës, si dhe vendosjes së ambasadës së saj në Jerusalem, të cilin, pos SHBA-së dhe Guatemalës, e njeh si kryeqytet edhe Republika e Kosovës, e cila duhet të hap ambasadën e saj në korrik të vitit 2021. Kryeministri i Izraelit, nga ana e tij, e ka futur Kosovën, të cilën e quajti shteti më i ri mysliman në Evropë, në një thes me shtetet e Botës Islame.

Dy shtetet e fundit, Baharini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshjen apo njohjen e shtetit çifut e kanë quajtur historike. Sipas tyre, në marrëveshje me Izraelin, do të ndalojnë hapjen dhe zgjerimin e kolonëve hebre në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin lindor, ku në të ardhmen do të fillojnë bisedimet mes palestinezëve dhe izraelitëve, por sipas analistëve dhe studiuesve të Lindjes së Mesme, Tel-Avivi ka suspenduar përkohësisht ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin lindor.

DALJA E IZRAELIT NGA IZOLIMI I BOTËS ARABE

Izraeli që nga viti 1967, ka uzurpuar dhe okupuar 140 vendbanime në Bregun perëndimor dhe Jerusalemin lindor, duke vazhduar më tej. Administrata e Donald Trumpit, ndryshe nga demokratët e ish-presidenti Obama, zgjerimin dhe vazhdimin e ndërtimeve të reja në pjesën e okupuar palestineze e ka quajtur legal. Sipas bashkësisë ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, ndërtimi dhe zgjerimi i vendbanimeve në pjesën e Jerusalemit lindor dhe Bregun perëndimor janë kundër marrëveshjes dhe paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe shteteve arabe më së shumti janë në  interes të Izraelit. Izraeli duke vazhduar edhe më tej me okupimin e territoreve palestineze, në senduiç mes Botës arabe, dalëngadalë është duke dalë nga izolimi, kështu që në të ardhmen do ta ndjekin të njëjtën rrugë dhe do ta njohin Izraelin edhe shtetet e tjera arabe, një ndër to është edhe Kuvajti.

* * *

Marrëdhëniet diplomatike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë qenë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së, që në vizitën e parë pas fitores së republikanëve. Presidenti Donald Trump bëri një vizitë në Lindjen e Afërme dhe shtetet e Gjirit Persik, duke i injoruar aleatët tradicionalë transatlantik, evropianët. Nxitja e njohjes së Izraelit nga këto dy shtete është shokuese dhe disfatë për Iranin. Baharinin, shtet me shumicë të komunitetit Shih, Irani e konsideron si pjesë të territorit dhe pjesë integrale. Po ashtu, edhe shtetet arabe sunite e konsiderojnë si pjesë integrale territoriale. Marrëdhëniet mes dy shteteve, Buharinit dhe Emirateve të Bashkuara me Izraelin, si premisë dhe gjeostrategji, do të jetë hapësira e lirë për të gjuajtur caqet. Izraeli me ndihmën e SHBA-së do gjuan me avionë vendet ku Irani prodhon armë bërthamore. Në fund, për shtetet arabe Sunite, aleanca me armikun e tij, Izraelin, do të thotë dy armiq të përbashkët kundër një armiku potencial tejet të rrezikshëm.

* * *

Në Lindjen e Mesme, edhe pse shtetet arabe do të tentonin të kenë marrëdhënie diplomatike dhe paqe mes Izraelit, nuk do të ketë paqe. Njohja e dy shteteve arabe për palestinezët ishte thikë pas shpine, tradhti, frustrim dhe injorancë. Revolta e palestinezëve do të fillojë kur këto shtete arabe do të vendosin ambasada në Tel-Aviv dhe më vonë në Jerusalem. Po ashtu, palestinezët janë të zhgënjyer dhe të frustruar me Ligën Arabe që nuk kanë qenë kundër njohjes së shtetit çifut izraelit. Pas luftës së Sirisë dhe Libisë, Liga Arabe më së shumti ka influencë dhe mbështetje financiare nga shtetet e pasura të Gjirit Persik. Sipas një aktivisti politik palestinez, Bota Arabe që ka mbi 20 shtete, ka mbetur në margjinë. Regjimeve autoritare e totalitare, elitës së përçarë politike, despotëve arabë, nuk u intereson kauza e unitetit, aspiratat, rezistenca e pjesës tjetër arabe, të palestineze, që të japë ndihmë dhe mbështetje diplomatike, fizike dhe morale për kauzën dhe për çlirimin e popullit palestinez. Këtë punë e bëjnë më së shumti shtetet jo arabe, ndër to është Turqia, Irani dhe Pakistani. Këto shtete myslimane janë duke ndihmuar dhe duke bërë presion, me ngritje zëri dhe me dënim të shtetit sionist, Izraelin. Ankaraja zhvillonte bisedime mes dy fraksioneve, presidentit të moderuar palestinez, Mahmut Abaz dhe krahut të Hamasit radikal, me liderët në Rripin e Gazës, për zgjedhjet e ardhshme dhe për të gjetur kompromis  që në zgjedhje të dalin së bashku dhe të formojnë qeverinë. Irani me hezbullahun në Liban përkrah palestinezët radikalë në Rripin e Gazës dhe popullin hero palestinez për çlirim dhe pavarësi të shtetit palestinez nga okupuesit çifutë. Shtetit çifut më së shumti i kanoset rreziku nga Irani dhe nga konfesioni mysliman Shiha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular