Dr. Gëzim Xhepa, profesor në Fakultetin e Mjekësisë, kirurg, ka reaguar me ironi ndaj vendimit të fundit të qeverisë “Rama” për mbajtjen me detyrim të maskave nga popullata në ambient të hapur duke filluar nga e enjtja.
Në një mesazh në FB, Dr. Xhepa i referohet një thënieje popullore: “Sa mund të mbajnë brekët pordhën, aq mund të pengojë maska në mjedis të hapur virusin…” dhe do të shtoja “Sa mund t’ia ndiejmë në mjedis të hapur erën, p…. aq mund të rrezikohemi nga virusi…”.
Më pas Dr. Xhepa ka shpjeguar:
Maskat në ambient të hapur jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë mbrojtëse por ndikojnë shumë negativisht te personat që mund të jenë të prekur nga corona dhe janë në fazë inkubacioni apo asimptomatikë, si dhe shtojnē mundësinë e përhapjes së virusit!
Kjo ndodh sepse:
1- rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe ne pamundësi të ekspiracioni 100%.
2- nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambiente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambient doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.
Domethënë mbajtja e maskave ne ambiente te hapura është totalisht e dëmshme.
Baba me Ogin ja kanë futur kot!