BallinaAktualitetDekreti i ri/Kufizimet për 30 ditët e ardhshme në Itali: Nga sportet,...

Dekreti i ri/Kufizimet për 30 ditët e ardhshme në Itali: Nga sportet, baret, restorantet dhe ekskursionet në shkolla…

Italia ka  forcuar masat kundër koronavirusit në përpjekje për të frenuar një valë të dytë pas shqetësimit në rritje për rastet e shtuara të regjistruara gjatë ditëve të fundit, në shifra të ngjashme me fazën më akute të pandemisë në muajt mars-prillit 2020.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të jenë të vlefshme për 30 ditët e ardhshme. Rajonet do të jenë në gjendje të marrin masa shtesë por për çdo relaksim do të duhet të konsultohen më parë me qeverinë.

Dekreti i ri me masat shtrënguese i firmosur nga kryeministri italian Conte në mesnatë parashikon ndalimin e organizmit të festave private si në ambiente të mbylluar ashtu dhe në ato të hapura.

Kështu do të ndalohen  festat familjare, darkat, festat me mbi  6 të ftuar që nuk bashkëjetojnë me të zotët e shtëpisë.

Restorantet e baret do të mbyllen nuk do të mbyllen më në orën 24:00 por në 21:00. Ndalohet konsumi në këmbë, klientëve do tu shërbejnë vetëm lokalet që kanë tavolina në ambiente të mbyllura e të hapura.

Ndalohen të gjitha eksursionet shkollore apo aktivitetet jashtë të nxënësve.

Të gjitha garat dhe aktivitetet që lidhen me sportet e kontaktit fizik janë të ndaluara. Nuk do të ketë futboll apo basketboll me miqtë por nga ana tjetër palestrat do të vazhdojë të jenë të hapura përsa kohë respektojnë protokollet.

Për kinematë e teatrot mbetet limiti i 1000 personave në ambiente të hapura e të 200 personave në ambiente të mbyllura.

Në stadiume do të lejohet mbushja e 15% e kapacitetit të tyre por jo më shumë se 1000 spektatorë.

Ndërkohë diskotekat e sallat e kërcimit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërsa do të lejohen panairet e kongreset.

Vazhdon të mbetet rregulli i mbajtjes së detyrueshme të maskave si në ambient të mbyllur dhe në atë të hapur. Përjashtim bëjnë fëmijët nga 0 në 6 vjeç, personat me patologji të ndryshme të parekomanduehsmë për mbajtjen e maskave si dhe personat që kryejnë sport. Mbajtja e maskave rekomandohet edhe në ambiente shtëpie në prani të personave me të cilët nuk bashkëjeton.

Për personat asimptomatikë, karantina do të jetë 10 ditë, për kontaktet e ngushta të rasteve me infeksion Sars-Cov-2 të konfirmuara dhe identifikuara nga autoritetet shëndetësore 14 ditë.

Ndërkohë njerëzit të cilët megjithëse nuk paraqesin më simptoma, vazhdojnë të jenë positive në testin molekular për Sars-Cov-2, në rast të mungesës së simptomave për të paktën një javë, mund të ndërpresin izolimin pas 21 ditësh nga fillimi i simptomave.

Në 24 orët e fundit, Italia  ka regjistruar 4619 të infektuar e 39 viktima, me një rritje të rasteve në 3689.

Aktualisht numri i rasteve aktive në shtetin fqinj është 82 764.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular