BallinaAktualitetTre persona të prekur nga COVID-19 në shkollën 9-vjeçare të Bulqizës

Tre persona të prekur nga COVID-19 në shkollën 9-vjeçare të Bulqizës

Në shkollën “Xhevdet Doda” të qytetit të Bulqizës kanë rezultuar tre taste pozitive me Covid-19. Mësohet se pozitivë kanë dalë dy persona nga stafi pedagogjik dhe një sanitare. NJVKSH ka bërë izolimin e të infektuarve në banesat e tyre, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik për këto raste qoftë tek familjarët e qoftë tek kontaktet e tjera.

Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme, por duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Pak ditë më parë në shkollën “Shefqet Tançi” po të Bulqizës u infektuan 5 pjestarë të stafit pedagogjik, por nuk pati pezullim të procesit mësimor. Mësuesit e infektuar u zëvendësuan nga ZVA Bulqizë me të tjerë mësues që ishin në listat e pritjes për punësim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular