BallinaKryesore‘Votat kundër numëroheshin me gishtat dorës’, Pampuri: Mirënjohese çdo anëtari të PD...

‘Votat kundër numëroheshin me gishtat dorës’, Pampuri: Mirënjohese çdo anëtari të PD për mbështetjen

Ish deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka falenderuar me një mesazh publikuar në faqen e saj në facebook të gjithë anëtarët e degës 11 të PD, për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Ajo ka sqaruar në shënimin e saj edhe disa njoftime në media sipas të cilave ish deputeteja nuk ka patur një përkrahje të madhe por ka patur shumë vota kontestuese.

“E gjithe farsa e një informacioni të rremë është thjesht në interes të njerëzve të vegjël e të pashpresë. Votat kontestuese ndaj meje në degën 11, numëroheshin me gishtat e dorës”, shkruan Pampuri.

Ja postimi i plotë:

Mbeshtetja nga anëtarët e Degës 11, Laprake ishte e jashtzakonshme, dhe për këtë jam mirënjohese dhe falenderuese ndaj çdo anëtari që më mirëpriti e mbështeti. E gjithe farsa e një informacioni të rremë është thjesht në interes të njerëzve të vegjël e të pashpresë. Votat kontestuese ndaj meje në degën 11, numëroheshin me gishtat e dorës. Turp dhe mjerim per ata që shtrëmbëruan një të vertetë të tillë.

Të shtrembërosh një të vertetë nuk është gjë tjetër veçse pjesë e kopmlekseve të mëdha të mbartura nga fëmijeria, ku kurrë nuk je mësuar t’ia dalësh pa baltosur të tjerët. Kjo ndihmon vetëm ata, që janë mësuar të buzeqeshin e gëzojnë me irrealen, për t’i mbijetuar boshllëkut, dhimbjes, poshtërimit, përdorimit, vuajtjes, amoralitetit, dhe vetmisë. Dielli nuk mbulohet me shoshë……

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular