Qarku i Tiranës ishte i fundit që votoi për të votëbesuar ose jo emrat që i kishte çuar komisioni i përbërë nga 5 anëtarë Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Genc Ruli, Enriketa Papa dhe Mark Marku.
Në përfundim të votimit rezultoi se vetëm mjeku, Andrin Tahiri, në njësinë numër tre kishte marrë më shumë se 20% të votave të hedhura në kuti si vota kontestuese duke e përjashtuar kështu nga gara.
Ndërkohë 139 kandidatët e tjerë u rikonfirmuan për të vijuar garën për të qenë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Selia blu nuk dha detaje në lidhje me votimin e anëtarësisë në lidhje me kandidatët. Drejtuesit e procesit kërkuan të shmangnin këtë pjesë për të mos krijuar pakënaqësi mes të djathtëve. Por, megjithatë, rezultatet konkrete nuk munguan.
Ndërkohë gazeta “Panorama” ka mbledhur të dhëna në disa prej degëve të kryeqytetit. Nga informacionet e mbledhura ajo që vihet re është ish-ministri i PD-së, Florin Mima. Sipas burimeve, Mima mësohet se nuk ka marrë asnjë votë kontestuese dhe është ndër të vetmit.
Nga të dhënat e siguruara përmes burimeve nga radhët e demokratëve në njësinë numër një ndër më të kontestuarit është kandidatja, Lili Sula dhe anëtari i kryesisë së PD-së Enno Bozdo, ndërsa ish-deputeti Bumçi ka marrë 45 vota kontestuese. Në njësinë numri i kandidatëve që kanë qenë në garë ka qenë më i lartë por ajo që kemi mësuar përmes burimeve është se sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka marrë 11 vota kontestuese, ndërsa Florion Mima nuk ka marrë asnjë votë. Ndërkohë, në degën tjetër numër tre ka qenë edhe skualifikimi i vetëm i z Tahiri me 288 vota kontestuese. Ndërsa sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka marrë një numër relativisht të ulët.
Risi në listën e PD-së është edhe ish-kryepolici i Tiranës, Erzen Breçani. Ky i fundit është mirëpritur nga anëtarësia dhe sipas burimeve në degën 4 ka marrë 10 vota kontestuese. Qarku i Tiranës ka një vëmendje të shtuar nga partitë politike, pasi prodhon edhe numrin më të lartë të deputetëve në parlament.
Në listat e PD-së që u votuan nga anëtarësia ishte një numër i konsiderueshëm i grupit parlamentar të vitit 2017, por po ashtu u sprovuan tek anëtarësia edhe një pjesë e mirë e kryesisë së PD-së. Pas fazës së votimit tani lista e atyre që kaluan sprovën ka mbërritur në komisionin e vlerësimit dhe këta të fundit që mblidhen sot do të hartojnë një raport për çdo kandidat dhe do t’i bashkëngjitet listës së kandidatëve. Lista i shkon kryesisë së PD-së dhe më pas do të ketë edhe një votim nga këshilli kombëtar i PD-së.
REZULTATET E VOTIMEVE NË DISA NGA NJËSITË E TIRANËS
NJËSIA 1
ALDO BUMÇI: 45 vota kontestuese
ENNO BOZDO: 84 vota kontestuese
LILI SULA: 97 vota kontestuese
NJËSIA 2
IVI KASO: 11 vota kontestuese
FLORION MIMA: 0 vota kontestuese
MIRELA TABAKU: 14 vota kontestuese
NJËSIA 3
ÇLIRIM GJATA: 16 vota kontestuese
ANDRIN TAHIRI: 288 vota kontestuese
NJËSIA 4
ERZEN BREÇANI: 10 vota kontestuese
GENC STRAZIMIRI: 79 vota kontestuese
MIRGEN ZACELLARI: 60 vota kontestuese
KLAUDJA NEZIRI: 45 vota kontestuese
MARK UKA: 30 vota kontestuese
SOKOL PRECI: 16 vota kontestuese
NJËSIA 5
AGRON SHEHAJ: 11 vota kontestuese
AKIL KRAJA: 9 vota kontestuese
DORIAN TELITI: 4 vota kontestuese
GENC POLLO: 30 vota kontestuese
GERTI BOGDANI: 60 vota kontestuese
NJËSIA 6
EDUARD HAJKO: 17 vota kontestuese
FATBARDH KADILLI: 5 vota kontestuese
INA ZHUPA: 27 vota kontestuese
KLODIANA SHALA: 41 vota kontestuese
MAJLINDA ZOÇA: 12 vota kontestuese
ORNELDA ZEFI: 38 vota kontestuese
SHPETIM AGOLLI: 24 vota kontestuese
NJËSIA 7
ALBANA VOKSHI: 20 vota kontestuese
ALFRED RRUSHAJ: 8 vota kontestuese
ERALD SHULLA: 107 vota kontestuese
TAULANDA JUPI: 109 vota kontestuese
JULIAN DEDA: 22 vota kontestuese
NJËSIA 8
GENTI MUÇA: 7 vota kontestuese
ILIR PILKU: 10 vota kontestuese
JORIDA TABAKU: 60 vota kontestuese
NDERIM HORESHTA: 20 vota kontestuese
TOMORR ALIZOTI: 11 vota kontestuese
URAN ABAZI: 39 vota kontestuese
VEHAP KOLA: 36 vota kontestuese
ANILA JANI: 120 vota kontestuese
ARTA SAKJA: 33 vota kontestuese
ENI KASMI: 166
TE PAVLEFSHME: 29
NJËSIA 9
ARBEN RISTANI: 80 vota kontestuese
GRIDA DUMA :16 vota kontestuese
NJËSIA 10
BELIND KËLLIÇI: 24 vota kontestuese
EDUARD KELMENDI: 20 vota kontestuese
ENKELEIDA SALLAKU: 16 vota kontestuese
ERVIN MINAROLLI: 8 vota kontestuese
ILIR STOJKU: 10 vota kontestuese
IRSIDA SHEHI: 65 vota kontestuese
MATEO SPAHO: 18 vota kontestuese
NADA KALLÇIU: 37 vota kontestuese
SEBASTIANA BYTYÇI: 24 vota kontestuese
ZHANETA NDREGJONI: 21 vota kontestuese
NJËSIA 11
AHMET PRENÇI: 90 vota kontestuese
ORJOLA PAMPURI: 16 vota kontestuese