Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur premtim të pambajtur të Ramës që nga viti 2013, heqjen e akcizës për naftën e fermerëve, lajm i cili u dha një ditë më parë nga kryeministri.
Sipas Bashës, “çdo gjë tjetër tregon panikun total që e bën të premtojë se gomari fluturon”.
Pyetje: Ky gjeli që kakaris si pulë siç ju e etiketoni, pse duhet të marrë në konsideratë planin tuaj, kur ka thënë se nga janari do hyjë në fuqi rritja e pagave për arsimtaret e mjekët dhe dje deklaroi heqjen e akcizës për karburantin e fermerëve?
BASHA: Sic keni parë këto premtime të përsëritura keni parë dhe përgjigjen që ka marrë. Këto janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020
Për heqjen e akcizës është premtim i 2013. Cdo gjë tjetër tregon panikun total që e bën të premtojë se gomari fluturon. Por i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve e dini mirë kush është.
Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon. Jo prit gomar të mbijë bar, pyetja është cfarë masash ke marrë sot për premtimin e marsit për bonusin e mjekëve dhe infermierëve. Pyetja është ku e ke paketën e tretë që e premtove në qershor.
Për mua është cështje që nuk ekziston një njeri që ka thyer cdo premtim me të cilat erdhi në pushtet, nuk meriton vëmendje por tallje e përbuzje e dënimin që e pret në 25 prill.