BallinaKryesoreHeqja e akcizës për karburantin/Basha: Premtim i pambajtur që nga... Tregon panik...

Heqja e akcizës për karburantin/Basha: Premtim i pambajtur që nga… Tregon panik total, i vetmi gomar që fluturon është…

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka quajtur premtim të pambajtur të Ramës që nga viti 2013, heqjen e akcizës për naftën e fermerëve, lajm i cili u dha një ditë më parë nga kryeministri.

Sipas Bashës, “çdo gjë tjetër tregon panikun total që e bën të premtojë se gomari fluturon”.

Pyetje: Ky gjeli që kakaris si pulë siç ju e etiketoni, pse duhet të marrë në konsideratë planin tuaj, kur ka thënë se nga janari do hyjë në fuqi rritja e pagave për arsimtaret e mjekët dhe dje deklaroi heqjen e akcizës për karburantin e fermerëve?

BASHASic keni parë këto premtime të përsëritura keni parë dhe përgjigjen që ka marrë. Këto janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020

Për heqjen e akcizës është premtim i 2013. Cdo gjë tjetër tregon panikun total që e bën të premtojë se gomari fluturon. Por i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve e dini mirë kush është.

Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon. Jo prit gomar të mbijë bar, pyetja është cfarë masash ke marrë sot për premtimin e marsit për bonusin e mjekëve dhe infermierëve. Pyetja është ku e ke paketën e tretë që e premtove në qershor.

Për mua është cështje që nuk ekziston një njeri që ka thyer cdo premtim me të cilat erdhi në pushtet, nuk meriton vëmendje por tallje e përbuzje e dënimin që e pret në 25 prill.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular