BallinaKronikeKontrolli i mjetit ‘fundos’ 35-vjeçarin, ja çfarë i zbuloi policia që e...

Kontrolli i mjetit ‘fundos’ 35-vjeçarin, ja çfarë i zbuloi policia që e çoi në pranga

Një 35-vjeçar të cilit iu gjet lëndën narkotike u arrestua në flagrancë nga policia në Gramsh.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., banues në Gramsh.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular