Ditën e sotme, në shkollën 9-vjecare ‘Emin Duraku’ janë futur në karantinë 29 mësues pasi kanë shfaqur shenja të sëmundjes.
Sipas informacioneve ende nuk dihet nëse janë infektuar me Covid pasi sot i është marrë tamponi.
Deri tani kanë rezultuar pozitive 5 mësues dhe 3 punonjës. Në fillim të muajit, më 5 tetor doli pozitive një sanitare dhe mësuese e anglishtes
Aktualisht mësimi vazhdon normalisht pasi mësuesit janë zëvendësuar nga 29 kolegë të tjerë./ Faxweb/