BallinaKryesorePD i përgjigjet Ramës/Bardhi: S'ka shqiptar që s’e di, kandidatët i zgjedh...

PD i përgjigjet Ramës/Bardhi: S’ka shqiptar që s’e di, kandidatët i zgjedh me krimin. Ja prova…

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili quajti zgjedhjet brenda partisë një farsë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se shqiptarët e dinë se Rama kandidatët e tij ia zgjedh krimi duke theksuar se “për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij”.

Për ta kujtuar, Bardhi publikon një nga përgjimet e nxjerra nga Bild.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota! 👇”, deklaron Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular