BallinaAktualitetRama përplaset me gazetaren për trafikun e drogës: Agjencitë e huaja të...

Rama përplaset me gazetaren për trafikun e drogës: Agjencitë e huaja të më marrin të keqen

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama thotë se pa shkuar në burg prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar nuk mund të pastrohet politika.

Reforma në drejtësi u bë se isha unë dhe Partia Socialiste. Për herë të parë u godit korporata e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Po nuk hynë në burg ata që e kanë menaxhuar korrupsionin e politikës, ata që kanë qenë të kupolës, që ishin fitimprurësit më të mëdhenj me korrupsion me togën e gjykatësit, harroje se mund të pastrohet politika.

Nuk ndodh! Ka gjyqtarë që e dinë se nuk e kalojnë vettingun dhe vazhdojnë të bëjnë krime. Politikanët bëjnë korrupsion. E bëjnë korrupsionin se ata që janë aty për të goditur këtë korrupsion, janë më të korruptuar nga të gjithë”- tha Rama në “Opinion”.

Më pas, Rama u pyet për çështjen e kanabisit nga gazetarja Fatjona Mejdini, duke theksuar se nuk ka fenomen të tillë në vendin tonë.

Debati:

Gazetarja: Zt. Rama kemi një problem të shtuar me kultivimin e kanabisit në vend…

Rama: Ou! Kur kështu?

Gazetarja: Që prej vitit 2020 sipas buletinit të Ministrisë së Brendshme. Pra shifrat janë dyfishuar. Rëndësi ka trendi rritës. Duket se policimi i çështjes së kanabisit nuk ka sjellë rezultat.

Rama: Janë trendë rritëse dhe ulëse brenda normales. Nuk ka fenomen kanabis në Shqipëri. Ka vdekur. Kudo është luftë. A ka mbjellje, sigurisht!

Gazetarja: A ke dëgjuar që dhjetëra të rinj shqiptarë janë ngujuar nëpër shtëpi kanabisi në Holandë, në Britani, në vendet e Beneluksit.

Rama: Do të thotë që e kemi çuar ne në Holandë.

Gazetarja: Patjetër e kemi çuar ne në Holandë. Kur Holanda e thithte kanabisit, motra ime thithte tymin e kombinatit metalurgjik. Holanda është kampione për drogëra.

Gazetarja: Holanda kërkoi t’i hiqte vizat shqiptarëve për kriminalitetin.

Rama: Më flet një shqiptare, një vajzë e re, njësoj si ata që kur i dalin përpara nëpër këto vendet e huaja dhe thonë krimi shqiptar, nuk di se si e mbaj veten që të mos ju them fjalën e fundit.

Gazetarja: Nuk besoni tek krimi shqiptar. Kujtoj operacionin e fundit të Europol ku një kompani e sofistikuar qarkullonte kokainën nga Amerika Latine në 20 vende.

Rama: Agjencitë e huaja të më marrin të keqen mua dhe shqiptarëve. Ju Shqipërinë e keni gjetur mirë. Bëni analiza dhe bëni pushime ku të doni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular