BallinaKronike“Ik se ngatërrova rrugën”, telefonata e fundit me gruan e të zhdukurit...

“Ik se ngatërrova rrugën”, telefonata e fundit me gruan e të zhdukurit në Vlorë

Babai dhe nëna e 40-vjeçarit Ermal Ngucaj, kanë reaguar pasi djali i tyre nuk gjendet prej 4 ditësh.

Mjaftime Ngucaj thotë se djalin ja kanë rrembyer, pasi telefonatën e fundit e bëri me nusen dhe më pas celulari i tij rezulton i fikur. “4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën. Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më pas telefoni është fikur.

Nusja thotë se dyshon ti ketë ndodhur gjë. Hera e parë që Ermali nuk komunikon për kaq gjatë. Makina është gjetur e braktisur në një tjetër fshat”, – tha Mjaftime Ngucaj.

Ndërkohë Fejzi Ngucaj, thotë se u kthyen nga Italia dhe prisnin djalin për t’i marrë në port, por ai nuk gjendet më.

Të hënën u kthyem nga Italia,  po prisnim të na merrte djali në Vlorë. Nuk kemi fol më. Nuk dimë që djali të ketë pasur probleme. Kemi lajmëruar policinë.  Në makinë janë gjetur edhe rrobat e Ermalit”, – thotë babai i tij.

Ermal Ngucaj prej 4 ditësh nuk po gjendet në Vlorë. Familjarët kanë bërë denoncim në polici, e cila nga hetimet ende nuk ka zbuluar asnjë detaj. Kjo nuk është zhdukja e parë në qytetin e Vlorës pasi në vitet e fundit janë me dhjetra persona të humbur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular