Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA) Marie Royce, nis sot një vizitë tre-ditore në Tirnaë.
Siç raporton Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet webfaqes së tij, Ndihmës Sekretari Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh SHBA-Shqipëri në fushat e arsimit dhe kulturës
Përveç kësaj, ajo do të diskutojë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorit për Trasshëgiminë Kulturore.
Për nder të 80 vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), Ndihmës Sekretari Royce do të dorëzojë edhe Çmimin IVLP #FacesofExchange.
Në fund të vizitës në Shqipëri ajo do të interesohet mbi disa projekte të qeverisë amerikane në Shqipëri.