BallinaKryesore‘Qeveria po punon për qytetarët’/ Yuri Kim përgënjeshtron: Nuk thashë ashtu

‘Qeveria po punon për qytetarët’/ Yuri Kim përgënjeshtron: Nuk thashë ashtu

Një seri mediesh pranë qeverisë, përfshi këtu edhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, raportuan një ditë më parë se gjatë konferencës për prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta.

Vetë ambasadorja amerikane, teksa poston shkrimin nga ATSH, shkruan se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo nuk ka thënë kështu.

“Ky titull është mashtrues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë,” shkruan ambasadorja, teksa poston shkrimin me titull: “Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”.

Ndërkohë, ambasadorja u shpreh dje se qeveria duhet të demonstrojë se po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular