BallinaKryesoreLulzim Basha zbulon pse vendosi të përballej me Ramën nga telefoni mbrëmjen...

Lulzim Basha zbulon pse vendosi të përballej me Ramën nga telefoni mbrëmjen e djeshme

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka treguar arsyet se përse ndërhyri në debatin me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur në emisionin “Zonë e lirë” Basha, tha se dje shqiptarët mësuan se Rama u zbulua para shqiptarëve edhe si frikacak, pasi si hajdut dhe gënjështar ishte zbuluar me kohë.

“Kur ke faktet me vete, kur ke të drejtën me vete, kur ke argumentat me vete, kur ke ligjin me vete, kur ke të vërtetën me vete, pak rëndësi ka, je në telefon apo je aty. Ndërsa gjëja tjetër që doli dje, është që të gjithë e dinim që kishim të bënim me një gënjeshtar dhe me një hajdut, dje e morëm vesh që kishim të bënim edhe me një frikacak. Nuk pranon debatin”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular