Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, zhvillimet e vranësirave do të sjellin reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore e atë qendrore të vendit.
Ditën e diel e kryesisht të hënën përgjithësisht parashikohet mot me diell.
Temperaturat do të pësojnë rënie kryesisht në vlerat minimale. Kurse ditën e hënë, vlerat maksimale të temperaturave do të rriten.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë, mesatare përgjatë brigjeve detare.
E pranishme do të bëhet dhe mjegulla lokale gjatë orëve të mëngjesit.
Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë.