BallinaUncategorizedParashikimi i motit për tre ditët në vijim, ja kur del dielli....

Parashikimi i motit për tre ditët në vijim, ja kur del dielli. Temperaturat rriten të hënën

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, zhvillimet e vranësirave do të sjellin reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore e atë qendrore të vendit.

Ditën e diel e kryesisht të hënën përgjithësisht parashikohet mot me diell.

Temperaturat do të pësojnë rënie kryesisht në vlerat minimale. Kurse ditën e hënë, vlerat maksimale të temperaturave do të rriten.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë, mesatare përgjatë brigjeve detare.

E pranishme do të bëhet dhe mjegulla lokale gjatë orëve të mëngjesit.

Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular