BallinaKronikeKërcënonte lagjen me breshëri kallashnikovi, në pranga 63-vjeçari me arsenal armësh në...

Kërcënonte lagjen me breshëri kallashnikovi, në pranga 63-vjeçari me arsenal armësh në shtëpi

Një burrë 63 vjeç në Mallakastër u vu në pranga nga Policia, pasi kërcënonte banorët e lagjes 5 Shkurti duke shkrehur në ajër kallashnikovin. Duket se fishekët e tij nuk mbaroheshin dhe Policia, i gjeti edhe një arsenal armatimesh luftarake në shtëpi.

Policia e Mallakastrës tha se pas marrjes së njoftimit se në lagjen “5 Shkurti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe ka arrestuar 63-vjeçarin D. K.

D.K  qarkullonte dhe qëllonte me kallashnikov nëpër lagje, duke shkaktuar panik e frikë te banorët. Kur ka parë policët, ai ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe automatikun.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia i gjeti 1245 fishekë, tre krehëra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Po njesoj ka ndodhur edhe në Divjakë. Policia e Divjakës ka kontrollur në fshatin Tërbuf dhe ka arrestuar. Rr., 25 vjeç, pasi i ka gjetur 1 pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular