BallinaKronikeKy është pallati për të cilin u ekzekutua Niko Goro në Himarë

Ky është pallati për të cilin u ekzekutua Niko Goro në Himarë

Policia arrestoi pak orë pas ekzekutimit të Niko Goros, autorin e dyshuar të ngjarjes duke zbardhur paraprakisht shkakun e ngjarjes që tronditi Himarën mëngjesin e sotëm.

53-vjeçari Kliti Leka i tha policisë në momentin e arrestimit në zonën e Livadhit, fill pas krimit, se e kishte bërë pasi Goro i kishte marrë tokën për pallat, por më pas nuk iu mbajt marrëveshjes.

Bëhet fjalë për një pallat, i cili është ndërtuar tashmë në qytezën e Himarës.

Në momentin e arrestimit, Lekës iu kapën dy armë, një pistoletë dhe një automatik tip “kallashnikov”.

Krahas armëve, policia i kapi atij edhe makinën, me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes.

Niko Goro ishte kushëri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai kishte në pronësi pallatin si edhe disa biznese të tjera në zonë, përfshi edhe një kafe të njohur në Himarë.

Njoftimi i policisë:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular