BallinaKronikeNuk ndihej mirë, por humbi kontaktet me familjen pasi u nis drejt...

Nuk ndihej mirë, por humbi kontaktet me familjen pasi u nis drejt spitalit. Detaje të reja për 40-vjeçarin në Elbasan

spot_img
spot_img

Një 40-vjeçar të cilin Policia e Elbasanit e shpalli të humbur një ditë më parë, sot është paraqitur në repartin e Kirurgjisë së spitalit të qytetit.

Lajmi konfirmohet nga burime për Panorama pranë spitalit. Bëhet fjalë për Rrapush Çeça, i cili kishte humbur kontaktet me familjaret e tij prej mëngjesit të së premtes.

Kanë qenë familjarët e 40-vjeçarit që të shqetësuar kanë alarmuar uniformat blu.

40-vjeçari kishte dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS.

Sipas familjarëve, ai po shkonte të kryente disa ekzaminime, pasi nuk ishte ndjerë mirë e pasi kishte marrë fëmijët e tij nga shkolla, ishte larguar për të kryer kontrollet mjekësore në spital.

Pritet që pas marrjes në pyetje nga policia, e cila kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij, të zbardhen detaje rreth zhdukjes së tij prej disa orësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular