BallinaKronikeVrasja e biznesmenit në Himarë, dyshohet për një borxh 70 mijë euro

Vrasja e biznesmenit në Himarë, dyshohet për një borxh 70 mijë euro

Policia e Shtetit njofton se ka kapur në kohë rekord autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë. Ai është Kliti Leka, banues në Tiranë por që jetonte e punonte përkohësisht në Vlorë e Himarë. Sipas policisë autori është arrestuar në Livadh disa minuta pas ngjarjes. Motivi i krimit është ende i panjohur. Autori i vrasjes mësohet se ka qenë i pamaskuar në momentin që zbriti nga automjeti për të ekzekutuar biznesmenin Goro.

Nga ngjarja e rëndë mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Goro. Viktima është kushëriri i parë i kryetarit të Bashkisë Himarë, Gjergji Goro. Nga të dhënat e para pranë grupit hetimor mësohet se autori punonte si elektricist në Himarë me një grup pune të vetin dhe pretendon se viktima i kishte një shumë rreth 70 mijë euro borxh për punimet që i kishte kryer në një objekt të ndërtuar. Më pas ai i ka thënë policisë se i kishte dhënë biznesmenit një tokë të trashëguar si nip në Himarë, për të cilën nuk kishte marrë pagesën e premtuar nga Niko Goro.

Dyshohet se ky ka qenë konflikti mes tyre, që e ka shtyrë 53-vjecarin të qëllojë me armë biznesmenin. Autori e ka pranuar krimin në deklarimin e parë te policia, si dhe është shprehur i penduar për ngjarjen. Vijon hetimi për të dokumentuar dhe zbardhur më tej krimin që tronditi Himarën.

Njoftimi i policisë për arrestimin e autorit

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë për gjetjen e armës tjetër në makinën e autorit

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular