BallinaKronike“Vrava tre vajzat e mia”, policia arreston nënën 31-vjeçare në Vienë

“Vrava tre vajzat e mia”, policia arreston nënën 31-vjeçare në Vienë

Tre fëmijë janë gjetur pa jetë në një banesë, në Vienë.

Policia austriake po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa bën me dije se mëngjesin e së shtunës, një grua 31-vjeç ka telefonuar policinë duke deklaruar se ka vrarë 3 fëmijët e saj dhe se ishte në tentativë për të vrarë veten.

Oficerët kanë mbikëqyrur apartamentin i cili ndodhej në Donaustadt, ku edhe arrestuan gruan.

Trupat e tre fëmijëve të moshës nëntë, tre vjeç dhe një tetë muajsh, u gjetën në banesë.

Vajza e madhe u dërgua menjëherë në spital në përpjekje për ta shpëtuar, por që rezultuan të pasuksesshme, shkruajnë mediat.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur detaje rreth kësaj ngjarje tronditëse.

Sakaq Policia bën me dije se 31-vjeçarja nuk është në gjendje të mirë për të hedhur më shumë dritë në lidhje me këtë situatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular