Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama përballë gazetareve femra shpeshherë ka rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik.
Sot është ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila ka bërë bashkë disa sekuenca të sjelljes së tij përballë tyre dhe i ka postuar me një video në facebook.
Duma shprehet se përballja me gazetarët femra është gjithmonë e vështirë, pasi “askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre”.
Në fund të reagimit të saj, ish-deputetja citon edhe gazetaren italiane të politikës, Oriana Fallaci, që sipas saj në këtë rast do thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.
Postimi i Grida Dumës:
Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre.
Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.
Shshshshsshsh….