BallinaAktualitetMesazhi i ambasadores se SHBA Yuri Kim: Të rinjtë shqiptarë të luftojnë...

Mesazhi i ambasadores se SHBA Yuri Kim: Të rinjtë shqiptarë të luftojnë për demokracinë dhe t’i kërkojnë llogari…

Ambasadorja e SHBAsë në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë një mesazh motivues për të rinjtë shqiptarë. Diplomatja amerikane, duke rishpërndarë në rrjetin social “Twitter” foto nga aktiviteti i USAID me një grup të rinjsh shqiptarë, apelon për më shumë optimizëm dhe veprim, në vend të cinizmit dhe ankimit.

Ambasadorja Yuri Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përkrah shqiptarëve në këtë betejë për të përmirësuar demokracinë, por gjithmonë duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit.

“Cinizmi është i lehtë; optimizmi është shumë më i vështirë. Ankimi është i lehtë; të bësh diçka është shumë më e vështirë. Shpresoj që të rinjtë e Shqipërisë të mbajnë idealizmin e tyre, të mësojnë të luftojnë në mënyrë efektive për demokracinë dhe t’i kërkojnë llogari njëri-tjetrit. Shtetet e Bashkuara janë me ju!”, shkroi në postimin e saj në “Twitter” ambasadorja Yuri Kim. Ndërkohë, gjatë mbledhjes online me të rinjtë e Rrjetit Rinor Europian të Demokracisë (EDYN) të USAID/Albania, ambasadorja deklaroi se ata mund të shërbejnë si motori i zhvillimit të vendit në shumë drejtime.

“Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë”, u shpreh Yuri Kim.

Presidentja e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit ambasadorja Kim theksoi vlerën e pjesëmarrjes rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti këta të rinj shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular