Ambasada Shqiptare në Greqi njofton të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumente biometrike, se tashmë rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.
Po ashtu në njoftim saktësohet se në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit, shqiptarët duhet të plotësojnë një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.
NJOFTIM
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.
Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.
Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.