BallinaAktualitetAplikimi për Pasaportë apo kartë ID, ambasada shqiptare në Greqi njoftim të...

Aplikimi për Pasaportë apo kartë ID, ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm për emigrantët

Ambasada Shqiptare në Greqi njofton të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumente biometrike, se tashmë rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Po ashtu në njoftim saktësohet se në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit, shqiptarët duhet të plotësojnë një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

NJOFTIM

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular