BallinaPolitikeKandidatët për deputetë në PD/Përfundon faza e tretë, skualifikohën 172 emra. Çfarë...

Kandidatët për deputetë në PD/Përfundon faza e tretë, skualifikohën 172 emra. Çfarë pritet të ndodhë me të përzgjedhurit

Janë 326 kandidatë për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike që janë përzgjedhur nga komisioni i vlerësimit në PD.

Burime nga PD bëjnë të ditur se  nga 498 emra, janë skualifikuar 172 dhe 326 do të vazhdojnë garën dhe do të votohen nga Këshilli Kombëtar.

Skualifikimi i 183 emrave u bë në bazë të kritereve për kontributet që kanë dhënë në politikë dhe në parti.

Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve u mblodh sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës.

Kryesia zgjedh 140 kandidate finale, qe do te konkurrojnë në zgjedhje. Të paktën 80% e kandidateve në listën finale do të jenë nga lista me 326 emrat e votuar nga anëtarësia. Kryetari dhe kryesia kanë të drejtë të propozojnë deri ne 20% te emrave të listës finale.

Faza e tretë ishte edhe faza e fundit e punës së Komisionit të Vlerësimit.

Dy ditë më parë në një intervistë anëtarja e vlerësimit në PD, Enriketa Papa tha se pas fazës së tretë lista i dërgohet bashkëngjitur me një raport për çdo kandidat kryesisë së Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular