BallinaBotaDebati/ Biden shokon shikuesit me referencën për Hitlerin

Debati/ Biden shokon shikuesit me referencën për Hitlerin

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, befasoi shikuesit të enjten në mbrëmje gjatë debatit final me republikanin Donald Trump.

Ai bëri një referencë të çuditshme për Adolf Hitlerin gjatë debatit.

Trump po fliste për takimin e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Të kesh marrëdhënie të mira me liderët e vendeve të tjera është diçka e mirë,” tha ai.

Por Biden iu përgjigj: “Kjo është si të thuash se ne kemi pasur marrëdhënie të mira me Hitlerin përpara se ai në fakt të pushtonte Europën”.

Menjëherë rrjetet sociale reaguan. Komentuesit nuk besonin dot se ai e bëri këtë koment.

“Kemi pasur marrëdhënie të mira me Hitlerin? Vërtet e tha këtë gjë,” pyet një komentues.

Ndërkohë një tjetër koment i Biden shkaktoi sërish reagime në rrjetet sociale. Ai po fliste për grupimin ‘Proud Boys’, por i quajti ata ‘Poor Boys’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular