Një aksident është regjistruar pak më parë në autostradën Lezhë-Shkodër.
Raportohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.